Trasmetohet nga Ebu Hurejra se i derguari Allahut (alejhi selam) ka then:
Shtate grupe njerezish i strehon Allahu ne hijen e Tij, ate dite qe sdo te ket hije tjeter pos saj:
1-Prijesin e drejte.
2- Te riun qe e kaloi rinin ne adhurimin e Allahut.
3-Burrin qe e ka lidhur zemren me xhamiat.
4- Dy burra qe u deshten per hir te Allahut dhe u ndane per hir Tij.
5-Nje burr qe e fton nje grua me post dhe e bukur, ndersa ai i thot asaj une i frikesohem Allahut.
6-Nje burr qe jep lemosh dhe e fshef ate, saqe mos e dij dhe dora e majte se cfar dha e djathta.
7-Dhe nje burr qe e permend Allahun ne vetmi dhe i lotojn syte.
[Mutefekun alejhi].
A bën të numërohen tespitë/dhikri me dorë dhe cila është mënyra e numërimit?
Tespitë apo dhikri ndahen në dy lloje: tespitë e përgjithshëm që nuk kanë ndonjë numër specifik dhe tespitë që kanë një numër specifik, për plotësimin e të cilit është premtuar një shpërblim specifik, si: tespitë pas namazit, në mëngjes dhe në mbrëmje…etj.
Sa i takon tespive që nuk kanë një numër specifik, disa nga të parët, si: Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe Ebu Hanifeja bashkë me nxënësit e tij (Allahu i pastë mëshiruar!) nuk e pëlqenin që ato të numërohen. Imam Tahaviu r.a. ka transmetuar në Sherh Mushkil el Athar (nr.4097) dhe Ibën Ebi Shejbe në Musanefin e tij (nr.7878) me zinxhirë të saktë se Ukbe ibë Suhbani e pyeti Abdullah ibën Umerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për dikë që bën tespi dhe i numëron ato? Ai tha: I Pastër qoftë Allahu! A po i kërkoni Allahut llogari!?
Imam Tahaviu r.a. ka thënë se ky ishte dhe mendimi i Ebu Hanifes r.a. dhe i nxënësve të tij. Ndërkohë që nga disa të tjerë prej të parëve përcillet se nuk e shihnin si problem të numërohen tespitë që nuk kanë një numër specifik kur njeriu ka një qëllim të mirë dhe të pranueshëm, si p.sh. kur ka vendosur një program të përditshëm vullnetar për të bërë tespi dhe ka dëshirë që t’i përmbahet këtij programi.
Ndërsa sa i takon tespive që kanë një numër specifik, për të cilin është premtuar shpërblim, imam Tahaviu r.a. në “Sherhu Mushkil el-Athar” ka thënë se ky lloj i tespive, kur nuk mbahen dot mend, duhen numëruar në mënyrë që besimtari të meritojë shpërblimin që i premtohet për atë numër specifik të tespive.
Është e vërtetuar se Profeti (paqja qoftë mbi të!) i numëronte tespitë pas namazit. Gjithashtu është e vërtetuar se ai i numëronte ato me dorën e tij.
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut duke i numëruar ato me dorën e tij” (E kanë transmetuar Ahmedi 6871 Ebu Davudi 5065 Tirmidhiu 3709 Nesaiu 1348 Ibën Hibani 2018)
Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe atë e pason me gjashtë ditë nga Shevali, është njëlloj sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”
Kush e agjëron muajin e Ramazanit, është sikur të ketë agjëruar dhjetë muaj dhe agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit pas Fitër Bajramit është sikur të ketë agjëruar dy muaj. Kështu plotësohet një vit:
Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit pa shkëputje apo veç e veç brenda muajit Sheval.
Gjashtë ditët mund të agjërohen kurdo brenda muajit Sheval, prej dy Sheval (dita e dytë e Bajramit) e deri në ditën e fundit të muajit.
Nuk ka problem nëse ditët e Shevalit agjërohen ditën e shtunë dhe të diel.
Të kompensohen ditët e mbetura të Ramazanit para se të agjërohen gjashtë ditët e Shevalit (apo çdo agjërimi vullnetar tjetër), është më e mirë dhe më parësore, sepse më shpejt e largon përgjegjësinë.
Pyetje: Si është mënyra e larjes nga xhunubllëku?
Përgjigje: Lavdi Allahut, Zotit të botëve. Larja nga xhunubllëku ka dy mënyra: mënyrën e obligueshme dhe atë të pëlqyeshme. Mënyra e obligueshme është përfshirja e tërë trupit me ujë, domethënë që njeriu të lajë tërë trupin me ujë, me çfarëdo lloje forme.
Këtu bënë pjesë kur njeriu e bën nijet (larjen) dhe zhytet i tëri në ndonjë enë të madhe, apo në ndonjë përrua, derisa uji të përfshijë gjithë trupin e tij. (Këtu futet edhe shpëlarja e gojës dhe hundës, siç e hasim në disa fetva tjera të shejhut, sh.p).
Me këtë ai pastrohet nga xhunubllëku.
Mënyra e pëlqyeshme është si vijon:
Së pari: i lanë duart, domethënë shuplakat, tri herë.
Së dyti: e pastron organin si dhe papastërtitë që i janë ngjitur nga kontakti seksual.
Së treti: merr abdes sikur kur dëshiron të falet, domethënë e shpërlanë gojën, hundën, e lanë fytyrën dhe duart deri në bërryla, pastaj i fërkon me duar të lagura kokën e veshët, dhe i lanë këmbët (deri në nyje).
Së katërti: e lanë kokën, dhe kur të bindet se ka lagur mirë lëkurën e saj, i hedh ujë edhe tri herë tjera. Patjetër uji duhet të arrij tek rrënjët e flokëve.
Së pesti: e lanë pjesën e mbetur të trupit me ujë, një herë. Kjo është një ndër format e ligjësuara, siç lexojmë në hadithin e Aishes radijAllahu anha, ku përshkruhet sesi merrte gusël Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E, nëse pastrohet sipas mënyrës së përmendur në hadithin e Mejmunes radijAllahu anha, s’ka gjë. Kjo mënyrë është e përafërt me atë të parën, përveçse ndryshojnë në atë që këmbët nuk i lanë në fund të abdesit, porse krejt në fund të guslit, siç bëri një gjë të tillë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)
Lutjet nga Kur’ani:
– “Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetes sonë, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, atëherë do të jemi prej të humburve”. (El-A’raf: 23)
– “O Zot, më fal mua, prindërit e mi, çdo besimtar që hyn në shtëpinë time dhe çdo besimtar dhe besimtare”. (Nuh: 28)
– “Zoti ynë, pranoi prej neve (veprat tona), se me të vërtetë Ti je Dëgjues, i Ditur”. (El-Bekare: 127)
– “dhe na i prano pendimet tona, se Ti me të vërtetë je Pranues i pendimeve dhe i Mëshirshëm”. (El-Bekare: 128)
– “O Zot më bën falës të namazit dhe prej pasardhësve të mi bën të tillë, dhe, o Zot, pranoje lutjen”. (Ibrahim: 40)
– “Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët Ditën e llogarisë”. (Ibrahim: 41)
– “Zoti im, më dhuro (dituri për) pushtet dhe më bashko me të mirët, më le përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas, më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm”. (Esh-Shuara: 83-85)
– “Zoti ynë, mos na bëjë sprovë për ata që mohojnë dhe na fal neve, Ti je Ngadhënjyesi, I Urti”. (El-Mumtehine: 5)
– “O Zot, më mundëso që Të të falënderoj për të mirat Tuaja që na i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë”. (En-Neml: 19)
– “O Zot, mos na bën sprovë për zullumqarët dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga jobesimtarët”. (Junus: 85-86)
– “Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona, na i forco këmbët tona dhe ndihmona kundër popullit jobesimtar”. (Ali Imran: 147)
– “Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në të gjitha çështjet tona”. (El-kehf: 10)
– “O Zot, më shto (edhe më tepër) dituri”. (Taha: 114)
– “O Zot, më fal dhe më mëshiro, se Ti je Mëshiruesi më i mirë”. (El-Muminun: 118)
– “Zoti ynë, na jep në këtë botë të mira, e edhe në ahiret na jep të mira dhe na mbroj nga dënimi i zjarrit”. (El-Bekare: 201)
– “Dëgjuam dhe respektuam, dhe prej Teje kërkojmë falje o Zoti ynë, ngase te Ti është përfundimi”. (El-Beka
Ajetul-Kursijji (Ajeti më madhështor në Kur’an)
“All-llahu la ilahe il-la Hu.
El-hajjul-kajjum. La te-hudhuhu sinetun ue la neum.
Lehu ma fis-semavati ue ma fil-erd.
Men dhel-ledhi jeshfeu aindehu, il-la bi idhinihi.
Jaëlemu ma bejne ejdihim ue ma halfehun, ue la juhitune bi shej-in min alimihi il-labi ma shae.
Uesia kursijjuhus-semauati uel erda, ue la jeduhu hifdhuhuma ue huve-l-alijjul-adhim.”
Shqip:
“Allahu. Askush nuk meriton të adhurohet, përveç Tij.
I Përjetshmi, Ai që furnizon dhe mbron gjithçka që ekziston. Atë nuk e kap as dremitja, as gjumi.
Atij i përket çfarëdo që është në qiej dhe në tokë.
Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai pa lejen e Tij?
Ai e di çfarë u ndodh atyre [në këtë botë] dhe çfarë do të ndodhë pas tyre [në botën tjetër].
Ata kurrë s’do të mund të nxënë ndonjë gjë nga dija e Tij, përveç asaj çfarë do Ai.
Kursi-a e Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën, dhe Ai nuk ndjen lodhje në kujdesin ndaj tyre. Ai është më i larti, më i madhi.”
.Trasmetohet nga Ebu Hurejra se i derguari Allahut (alejhi selam) ka then:
Shtate grupe njerezish i strehon Allahu ne hijen e Tij, ate dite qe sdo te ket hije tjeter pos saj:
1-Prijesin e drejte.
2- Te riun qe e kaloi rinin ne adhurimin e Allahut.
3-Burrin qe e ka lidhur zemren me xhamiat.
4- Dy burra qe u deshten per hir te Allahut dhe u ndane per hir Tij.
5-Nje burr qe e fton nje grua me post dhe e bukur, ndersa ai i thot asaj une i frikesohem Allahut.
6-Nje burr qe jep lemosh dhe e fshef ate, saqe mos e dij dhe dora e majte se cfar dha e djathta.
7-Dhe nje burr qe e permend Allahun ne vetmi dhe i lotojn syte.
[Mutefekun alejhi].
“Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe atë e pason me gjashtë ditë nga Shevali, është njëlloj sikur të ketë agjëruar tërë vitin.”
Kush e agjëron muajin e Ramazanit, është sikur të ketë agjëruar dhjetë muaj dhe agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit pas Fitër Bajramit është sikur të ketë agjëruar dy muaj. Kështu plotësohet një vit:
Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit pa shkëputje apo veç e veç brenda muajit Sheval.
Gjashtë ditët mund të agjërohen kurdo brenda muajit Sheval, prej dy Sheval (dita e dytë e Bajramit) e deri në ditën e fundit të muajit.
Nuk ka problem nëse ditët e Shevalit agjërohen ditën e shtunë dhe të diel.
Të kompensohen ditët e mbetura të Ramazanit para se të agjërohen gjashtë ditët e Shevalit (apo çdo agjërimi vullnetar tjetër), është më e mirë dhe më parësore, sepse më shpejt e largon përgjegjësinë.
Mos u mundo të ngrihesh lart duke shkelur dhe dëmtuar të tjerët, mos u mundo të bëhesh i njohur dhe i ngritur duke shkelur ligjet e Allahut, ngritja në pozitën e kërkuar bëhet duke pasuar Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në të gjitha fazat e jetës dhe veprimtarisë tënde.
Paso atë që të kesh siguri se gjatë ngritjes nuk do rrëzohesh, se me vdekjen tënde të filloj dënimi yt, mendoje ditën kur del para Allahut!, çfarë do i thuash Allahut?
E dije të vërtetën për çfarë nuk e pasove? E kuptove rrugën e Profetit për çfarë arsye nuk ece pas hapave të tij?
Harrove se Ai që dërgoi Profetin dhe të urdhëroi ta pasosh Ai është që të krijoi, Ai është që të furnizon, Ai është që të shëron, Ai është që të merr jetën dhe tek Ai do kthehesh e do japësh llogari, andaj kujt iu frikësove? Tek kush shpresove?
Përgatitu për takimin me Allahun e madhëruar !…
Unë jam më i mirë se të tjerët !
Dijetari pyet nxënësin e tij si është gjendja jote me Allahun?
Nxënësi i emocionuar përgjigjet: falënderoj Allahun jam më mirë se të tjerët!.
Dijetari i çuditur pyeti: më mirë se të tjerët, kush janë këta të tjerët Ebu Bekri dhe Umeri?
Nxënësi : dihet se nuk kisha qëllim ata o hoxhë,
Dijetari: ndoshta kishe për qëllim Abdullah ibën Abasin apo Abdullah ibën Mes’udin?
Nxënësi: jo jo as ata, nuk kisha qëllim dikë nga sahabet.
Dijetari: tani e kuptova ti kishe qellim Saiid ibën Musejibin dhe Se’ad ibën Xhubejrin.
Nxënësi dridhi kokën dhe tha: Allahu të mëshiroftë o hoxhë, nuk kisha për qëllim ata, ku janë ata dhe ku jam unë!
Dijetari: më thuaj për Allahun kënd kishe për qëllim; jo besimtarët apo? O djalë nëse do të dish për gjendjen tënde shëmbëlltyrë për ty duhet të jenë sahabët, tabiinët, peshoj veprat tua me veprat e tyre që të jesh pastaj sa më afër Allahut, mos e shiko gjendjen tënde me njerëzit e shkujdesur dhe të prishur të kohës tënde që të largohesh sa më shumë nga Allahu…
Unejs Murati-Daku
Kujdes nga pasimi i shejtanit !
Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Kur të han dikush, të han me dorë të djathtë, të pi me të djathtën, të merr me të djathtën, të jep me të djathtën ngase shejtani han me të majtën, pi me të majtën, merr me të majtën dhe jep me të majtën”. (Es Sahiha 1236)
Transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Nëse dikush nga ju donë të mbath mbathje(këpucë, çorap) të filloj nga e djathta, e kur t’i zbath ato të fillon nga e majta, që të jetë e djathta e para që mbathet dhe e fundit që zbathet”. (Buhariu 5856, Muslimi 2097)
Imam Neveviu thotë:
“Ky është rregull i natyrshëm(vazhdueshëm) në legjislacionin islam e që çdo gjë që është për të mirë, në mirësi, e ngritur, e lavdëruar si veshja e rrobave apo këpucëve, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut, prerjen e dhonjëve, shkurtimin e mustaqeve, krehjen dhe shkurtimin e flokëve, dhënien selam në namaz, pastrimin e trupit, daljen nga tualeti, ngrënia dhe pirja, përshëndetja mes njerëzve me dorë të djathtë, përshëndetja e gurit të zi, e të tjera që janë në kuptimin e punëve të mira bëhet së pari me të djathtën, ndërsa e kundërta e tyre si: hyrja në tualet, dalja nga xhamia, zhveshjen e rrobave apo mbathjeve e të ngjashme bëhen me të majtën, e gjithë kjo si respekt dhe mirësi që Allahu ia tha të djathtës, Allahu e di më së miri”. (Sherh Sahih Muslim 2/163)
Unejs Murati-Daku
Sheikh Muhamed ibën Salih El Uthejmin Allahu e mëshiroftë thotë:
Është obligim për thirrësin për tek Allahut që të jetë praktikues i mirëfilltë në atë që thërret.
Është marrëzi e madhe për at që thërret në të vërtetën dhe e kundërshton atë.
E nëse është thirrës në të kotën, atëherë marrëzia është edhe më e madhe.
Ngase thërret njerëzit në të kotën dhe të keqën.
Pa dyshim se gjendja e thirrësit që kundërshton thirrjen e tij ndikon në rezultatet e thirrjes së tij, që ajo thirrje mos të pranohet nga njerëzit.
Ngase njerëzit e shikojnë thirrësin me sy tjetër, jo me at që i shikojnë njerëzit e rëndomtë.
“Teavun Ed Duat ve etheruhu fil Muxhteme’u” (fq 11-12)
Unejs Murati-Daku
Shpërndaje Sunetit (traditen) e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem !
Sheikh AbdulAziz ibën Baz – Allahu e mëshiroftë-
“Angazhimi në përhapjen e tradites profetike është obligim, mësimi i tij është nga veprat më të mira që të ofron tek Allahu dhe nga adhurimet më të ndritshme”. Fetava Ibën Baz 8/54
Sa ke praktikuar sunetin?
Sa je angazhua në përhapjen e fjaleve profetike?
Sa je angazhua në ringjalljen e sunetit?
Sa ke ndihmuar me fjalë në ringjalljen e sunetit?
Sa ke ndihmuar me vepër në ringjalljen e sunetit?
Sa ke ndihmuar me pasuri në ringjalljen e sunetit?
Dashuria jote ndaj Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duhet të reflektoj në
ndihmën e shpërndarjes së tradites të tij.
Ndihmoje sunetin e tij me fjalë duke e treguar sunetin në formën me të mirë, me vepër duke e praktikuar atë, me pasuri duke e ndihmuar shpërndarjen e librave që mësojnë dhe edukojnë muslimanët në dashurin ndaj Allahut dhe ndaj Profetit, në librat që tregojnë islam të pastër të buruar nga Kurani dhe Suneti!…
Unejs Murati-Daku
Muhamed Nasrudin Albani !
“Nuk ka njeri në botë që e njeh sunetin, e madhëron Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, si edhe që i njeh hadithet e sakta dhe të dobëta, vetëm se Shejh Albani ka merita në të!
Kur vdes një dijetar i hadithit, vëshirë që mund ta zëvendësojë dikush, vetëm se pas shumë vitesh!
Shejh Albani “imami i madh” është ai që përhapi diturinë e hadithit dhe sunetit në dunja, e bëri i vetëm atë që nuk e bënë një batalion dijetarësh!
Nëse vitet e jetës të ishin që dhurohen, do të ja dhuronim shejhut tonë Albanit, Allahu e mëshiroftë!
Shejh Ebu Is’hak el-Huvejni (Allahu e shëroftë dhe e ruajt)!
Unejs Murati-Daku
Dhuratën që ia ke dhënë dikujt mos e kërko, mos e detyro për ta kthyer atë!
Ibën Abasi radijAllahu anhuma transmeton se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “ Ai që kthehet tek (ai që kërkon) dhurata e tij është sikur qeni që e ha atë që e ka vjellur “ , Buhariu 2429, Muslimi 3045
…. me një transmetin tjetër: “ shembull i atij që e kthen dhuratën e tij (që ia ka dhënë dikujt) është sikur shembulli i qenit që vjell pastaj kthehet dhe e han atë që e ka vjellur “ , Muslimi 3048
…. me një transmetim tjetër : “ shembulli i atij që kthen dhuratën është sikur ai që kthehet tek e vjella e tij” . Buhariu 2428, Muslimi 3050
Unejs Murati-Daku
Hape zemrën tënde !
Bëje zemrën tënde të ushqehet me përmendjen e Allahut të madhëruar, të mbushet me dashuri, respekt dhe frikë ndaj Tij.
Hape zemrën tënde për këtë botë, shiko bukurit e saj.
Hape zemrën tënde ndaj njerëzve mendo mirë për ta, mos paragjyko të tjerët.
Hape zemrën për punë, ngase puna të ndihmon të jesh aktivë të mjafton të mos
kërkosh nga të tjerët.
Hape zemrën tënde për shpresë të gjatë, ngase të ndihmon të vazhdosh jetën në adhurim ndaj Allahut të madhëruar.
Hape zemrën tënde që të jesh i lumtur.
Unejs Murati-Daku
Çfarë fiton nëse e humb Allahun?
Të gjithë e dimë se Allahu njeriun e krijoi që ky i fundit ta adhuron vetëm at, mos ta shoqërojë në adhurim më askënd ngase është i vetmi që meriton adhurim!.
Krijesa e quajtur njeri obligohet që çdo lloje adhurimi t’ia drejton vetëm Allahut fuqiplotë, në të kundërtën humb efektin për çfarë është krijuar!.
Muslimani i logjikshëm çdo herë synon të bëjë diçka që e afron tek Allahu dhe asnjë herë nuk e mendon të kundërtën e saj!.
Një vështrim i vogël në trupin tonë na mjafton që çdo herë të kërkojmë diçka më shumë karshi Allahut, duke e ngrit vetën sa më lartë në adhurim, ngase vetëm atëherë jemi duke u munduar që qëllimit të krijimit ti japim kuptimin e duhur !.
Nëse ndonjëri nga ne humb dikë që e donë dhe dashuron shumë si do jetë gjendja e tij? Do ndihet i lumtur? Do shkoj të vazhdojë në mëkate dhe mos respekt ndaj atij të dashuri që humbi? Apo do lutet tek Allahu që ta mbulon me mëshirën e tij?
Nëse dikush të ofron diçka, apo të lehtëson ndonjë vështirësi në jetën tënde, ke menduar që at mirësi t’ia kthesh me të keqe, me at që e hidhëron dhe lëndon at? Nëse dikush thotë po, atëherë ky njeri (qoftë mashkull apo femër) hynë në dy kategori: ose është i çmendur ose nuk është fare krijesë njeri por ndonjë egërsirë që mirësinë e kthen me arrogancë dhe mos respekt!.
Të gjithë njerëzit që kanë mendje e dinë se Allahu është Ai që na ka krijuar dhe na ka dhënë gjitha të mirat që sot i gëzojmë, sikur mos të donte Allahu nuk do kishim asgjë, apo ndoshta ka psikopatë që e mohojnë edhe këtë, lus Allahun që lexuesi i këtij shkrimi mos të jetë i tillë !.
Nëse ti humb prindërit, vëllain, motrën, fëmijët, burrin, gruan apo dikë nga të dashurit që ke respekt dhe ndjen ngrohtësi për ta si do ishte reagimi yt?
Nëse ke humb prindërit çfarë do dhurosh që të kthehen ata, nëse ke humb fëmijët cili është çmimi që do shpallësh nëse dikush e gjen qoftë edhe xhenazen e tyre, nëse ke humbur edhe të tjerët e lartpërmendur atëherë edhe kuptimi i fjalës dashuri
Margaritar fjalësh nga njerëzit e dijës!
Ibën Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Bëhu ashtu siç do Allahu, do jetë (Allahu) për ty më shumë se do ti ”.
Sufjan ibën Ujejne Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Fshihi të mirat e tua ashtu siç i fsheh të këqijat e tua ”.
Malik ibën Dinari Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Frika se nuk pranohet një vepër (tek Allahu) është më e rënd se veprimi i asaj”.
Hasan el Basri Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Vetën tënde nëse nuk e aktivizon (punon) në të vërtetën, aktivizohet (punon) ajo në të kotën ”.
Imam Shafiu Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Më i ngrituri i njerëzve është ai që nuk i shef vlerat e veta (nuk lavdërohet me to), njeriu më me mirësi është ai që nuk i shef mirësitë (lavdëresat) e tij ”.
Selemete ibën Dinar Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Ajo (vepër) që dëshiron të jetë shoqëruesi yt në ahiret shoqëroje në këtë botë, ajo (vepër) që urren të jetë shoqëruesi yt në ahiret largohu prej saj në këtë botë ”.
Unejs Murati-Daku
Margaritar fjalësh nga njerëzit e dijës!
Ibën Kajimi Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Bëhu ashtu siç do Allahu, do jetë (Allahu) për ty më shumë se do ti ”.
Sufjan ibën Ujejne Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Fshihi të mirat e tua ashtu siç i fsheh të këqijat e tua ”.
Malik ibën Dinari Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“Frika se nuk pranohet një vepër (tek Allahu) është më e rënd se veprimi i asaj”.
Hasan el Basri Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Vetën tënde nëse nuk e aktivizon (punon) në të vërtetën, aktivizohet (punon) ajo në të kotën ”.
Imam Shafiu Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Më i ngrituri i njerëzve është ai që nuk i shef vlerat e veta (nuk lavdërohet me to), njeriu më me mirësi është ai që nuk i shef mirësitë (lavdëresat) e tij ”.
Selemete ibën Dinar Allahu e mëshiroftë ka thënë:
“ Ajo (vepër) që dëshiron të jetë shoqëruesi yt në ahiret shoqëroje në këtë botë, ajo (vepër) që urren të jetë shoqëruesi yt në ahiret largohu prej saj në këtë botë ”.
Unejs Murati-Daku
Mos u pikëllo, mërzitë, dëshpëro, buzëqeshë me jetën
Është formulë me të cilën dua të largoj pikëllimin e çdo kujt që Allahu e ka sprovuar, të mbjell në zemrën e tij shpresën e të mirës në rërën e shkretëtirës.
Përse ky dëshpërim?
Kjo botë është disa orë të caktuara ku kalon e mira dhe e keqja e saj,
Pikëllimet të gjitha përfundojnë;
Duke u larguar nga ty ajo fatkeqësi,
Ose duke vdekur ti,
E pastaj kemi,
E çfarë kemi?!
Kemi xhenetin gjerësia e të cilit është sa qielli dhe toka,
Që Allahu ka përgatitur për robërit e besimit(besimtarët),
Në të ka at që syri nuk e ka parë kurrë,
As veshi nuk e ka dëgjuar,
As ndokush nuk e ka imagjinuar at.
O ti i pikëlluar, mërzitur e i dëshpëruar,
E di se ke dhimbje dhe mundim,
Duke e ngrit zërin çdo moment e duke thënë,
Ku është qetësia?
Ku është lumturia?
Kur largohet nga unë pikëllimi?
Thirrje që e dëgjojmë çdo ditë dhe çdo kohë,
Pa dyshim se është shpirti i njeriut që jeton në kohërat e trazirave dhe
sprovave!
Kohë e shqetësimeve, anktheve dhe mërzive,
Thirrje prej atyre që kërkojnë lumturin dhe janë mallëngjyer për të,
Thirrje prej atyre që shpresojnë të largojnë prej zemrave të tyre
shqetësimet, mërzit sa hap dhe mbyll sytë.
Të gjithë mundohen për lumturi duke sakrifikuar çdo gjë që ta arrijnë at,
Shumë nga njerëzit nuk e din se lumturia është më afër se ajri që e thithin çdo moment,
Për këtë thura këto rreshta që t’i drejtohem zemrave të humbura dhe mendjeve të hutuara,
Them:
E dëgjova thirrjen,
E identifikova sëmundjen,
Pastaj tek ti është shërimi,
Pa dyshim se besimi në Allahun dhe kënaqësia në caktimin e tij,
Është rruga e vetme që hap dyert e shpresës,
Hap gjokset,
Bën të lumtur zemrat,
Largon shqetësimet, ankthet dhe mërzit.
Mos thuaj o Zot kam një breng të madhe,
Po thuaj oj breng kam një Zot të madh,
Zot i madhërishëm,
Zot i mëshirshëm,
Që i përgjigjet atij nevojtarit,
Largon fatkeqësinë,
E shëron të sëmurin,
Lehtëson shqetësimet,
Është më i mëshirshëm ndaj nesh, se nëna ndaj fëmijës që ka në gji.
I sprovuari me ndonjë fatkeqësi qiellore është më durimtar sesa ai që sprovohet me ndonjë padrejtësi prej njerëzve, sepse në rastin e parë ai e ndjen se kjo sprovë është nga ana e Allahut, kështu që ai heq dorë nga pengimi, dënimi ose hakmarrja, për dallim prej atij të cilit i është bërë zullum nga njerëzit, sepse shpirti i tij e ndien se mund ta pengojë, dënojë ose të hakmerret nga njeriu që i ka bërë padrejtësi.
Pra, durimi nga sprovat që vijnë drejtpërdrejt nga Allahu është më i vlefshëm dhe më i madh, siç ishte durimi i Jusufit alejhis-selam. Me anë të kësaj, ai e arrin shpërblimin e atyre që e frenojnë mllefin dhe zemra e tij lirohet nga dëshira e madhe për t’u hakmarrë ndaj njerëzve.
Që të dyja llojet e bëjnë personin të ndihet se kjo është për shkak të mëkateve të tij, por me anë të kësaj në fakt Allahu ia shlyen të këqijat, kështu që ai kërkon falje, pendohet dhe e kupton se ky lloj durimi është obligim për të dhe se shqetësimi është shkak për ndëshkim.
E nëse ai ngrihet dhe arrin deri në shkallën e kënaqësisë dhe e kupton se kënaqësia është parajsa e kësaj bote, qetësim për të devotshmit dhe dera më e madhe e Allahut, pra nëse këto gjëra i sheh si begati në të cilën ka dobi për zemrën dhe fenë e tij si dhe i sheh si afrim ndaj Allahut, falje të mëkateve, mbrojtje nga mëkatet në të cilat e thërrasin djajtë prej njerëzve dhe xhinëve, atëherë ai e falënderon Allahun për këto begati.
Fatkeqësitë qiellore dhe njerëzore janë të përbashkëta në këto çështje dhe njohuria dhe dituria e njerëzve për këto çështje është prej begative të Allahut me të cilat i shpërblen vetëm ata që Ai dëshiron nga robërit e Tij. Andaj gjendjet e njerëzve në sprovime janë të shumëllojshme. Pastaj, kur robi e shikon përcaktimin e Allahut duke qenë i vetëdijshëm se kjo punë është përcaktim i Allahut i Cili është Krijuesi i tij, në këtë rast ai i dorëzohet Zotit të Gjithëfuqishëm i Cili bën çfarë të dëshirojë. Kjo pra është gjendja e durimtarit i cili çështjen e tij e lenë plotësisht
Tre këshilla të çmuara!
Të parët tanë të mirë porosisnin njeri-tjetrin me tre këshilla, që vlejnë më shumë se floriri!
1. Kush rregullon gjendjen mes tij dhe Allahut, do ti ndreqi atij Allahu gjendjen mes tij dhe njerëzve të tjerë!
2. Kush ndreq brendinë e tij, do ti rregullojë Allahu të dukshmen e tij!
3. Kush preokupohet me botën tjetër, do ti përmbushi Allahu nevojat e kësaj bote dhe tjetrës!
Mirandi Shehaj
I Derguari i Allahut (alejhi salatu ues selam) tha: “O djalosh! Kur te ushqehesh, thuaj Bismilah, ushqehu me doren e djathte dhe ha para vetes tende.”
Shejh Albani (Allahu e meshirofte) thote: Nga ky hadith mesojme se prej sunetit gjate te ushqyerit eshte te themi vetem Bismilah. Kete qe thame, e pohon hadithi i Aishes (Allahu qofte e kenaqur prej saj) se Profeti alejhi selam ka thene: “Kur ndonjeri nga ju ushqehet, le te thote: Bismilah, nese harron ta thote ne fillim te ushqimit, atehere le te thote: Bismilah fi euelihi ue ahirihi [Ne emer te Allahut ne fillimi dhe ne mbarim te ushqimit].
– Hafidh bin Haxher thote: Sa i perket fjales se Neveviut ne librin El Edhker qe thote: “Menyra si te filloje ushqimin eshte shume e nevojshme qe te dihet dhe me e mira eshte qe te thote: Bismilahi Rrahmani Rrahijm. Nese thote vetem Bismilah, kjo i mjafton dhe ka zbatuar sunetin. Them (Ibn Haxheri): Per kete qe tha Neveviu, nuk kam gjetur ndonje argument te vecante.
– Them (Shejh Albani): Ska me mire se suneti i Profetit alejhi selam, e sic dihet udhezimi me i mire eshte udhezimi i tij. Perderisa nuk eshte saktesuar pervec Bismilahit ne fillim te ushqimit, atehere nuk lejohet qe te shtojme dicka tjeter. Nese shtojme dicka kjo bie ndesh me ate qe u permend ne hadith dhe si mbyllje: Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit alejhi salatu ues selam. [Vargu i haditheve te sakta] Perktheu Fatjon Isufi
10 dobite qe perfitojme kur permendim Zotin
1. Permendja e shpeshte e Allahut, ngrite gradat muslimanit ne dunja dhe ahiret.
2. Permendja e Allahut shlyen mekatet.
3. Pastron zemrat nga syefaqesia dhe mendjemadhesia.
4. Qeteson zemrat.
5 .Sjell lumturi dhe furnizim.
6 .E afron muslimanin tek Allahu.
7. Ruan nga denimi dhe hidherimi i Allahut.
8. Eshte nga adhurimet me madhore dhe me te dashura tek Allahu.
9. Forcon lidhjet mes robit dhe Allahut.
10. Shkak per faljen e mekateve dhe fitimin e shperblimeve te panumerta.
Previous article
Në Zjarr, kam frikë se nuk do të mbetet
Ëngjëlli Xhibril tha: Në Xhenet, kam frikë se nuk do të hyjë askush!
Në Zjarr, kam frikë se nuk do të mbetet njeri pa hyrë! 😔
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
‘‘Kur Allahu e krijoi Xhenetin (Parajsën), i tha Xhibrilit (kryeëngjëllit): Shko dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, betohem në Krenarinë Tënde se, kushdo që do të dëgjojë për Xhenetin, ka për të hyrë në të!
Pastaj Allahu e rrethoi Xhenetin me vështirësi dhe i tha Xhibrilit: Shko përsëri dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, kam frikë se nuk do të hyjë në të askush!
Më pas, kur Allahu krijoi Zjarrin (Ferrin), i tha Xhibrilit: Shko dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, betohem në Krenarinë Tënde se, askush që do të dëgjojë për Zjarrin, nuk ka për të hyrë në të!
Pastaj Allahu e rrethoi Zjarrin me epshe dhe gjëra të dëshiruara dhe i tha Xhibrilit: Shko përsëri dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, kam frikë se nuk do mbetet njeri pa u futur në të!’’
Sahihul Xhami’ : 5210
Mirandi Shehaj
Vendose veten në vendin e tjetrit!
Marrëdhëniet tona me njerëzit, duhet të ndërtohen mbi parimin:
‘‘Sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që ata të sillen me ty’’
Ky parim është i bazuar mbi argumente të shumta të fesë, si:
‘‘Sillu me njerëzit ashtu siç dëshiron të sillen me ty’’ Muslimi, 1844.
‘‘Nuk ka besuar dikush prej jush derisa të dëshirojë për njerëzit atë që dëshiron edhe për vete’’ Ahmedi, 13875.
‘‘Duaj për njerëzit atë që dëshiron për vete, që të jesh musliman i mirë’’ Silsile Sahiha, 930.
Askush nuk dëshiron të shqetësohet, të paragjykohet, të përgojohet, të përflitet, të ofendohet, të dëmtohet, të vidhet, etj, etj..
Nëse këto nuk i dëshiron për vete dhe për familjen tënde, atëherë mos jua bëj të tjerëve!
Mirandi Shehaj
bn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Katër gjëra e rrënojnë trupin:
1. Brengosja
2. Pikëllimi
3. Uria
4. Ndeja zgjuar natën.”
(“Zad El-Me’ad”, 4/378)
“Katër gjëra e sjellin riskun:
1. Namazi i natës
2. Kërkimi i shpeshtë i faljes prej Allahut në kohën e syfyrit (pjesë e fundit të natës)
3. Lëmosha e shpeshtë dhe
4. Përmendja e Allahut në fillim dhe në fund të ditës.”
(Zad El-Me’ad, 4/37)
Ka thene Ibn El Kajjim Allahu e meshirofte :
Kater gjera te gezojn :
“Duke parë gjelbërimin, ujin e rrjedhshëm, të dashurin dhe frutat”
Burimi :
Zadul Mead.
“Kohët e fundit ka pasur shumë deluzione dhe fantazi nga njerëzit në lidhje me faktin se të këqijat që ndodhin janë nga syri, magjia apo xhini, deri në atë pikë sa edhe nëse atyre që u bie ndonjë grip apo ftohje, thonë se është prekje nga syri, magjia apo xhindi.
Kjo është gabim.
Largohu, o vëlla musliman, nga të gjitha këto dhe mbeshtetju Allahut dhe kërko ndihmën dhe mbrojtjen e Tij.
Largoji vesveset nga gjërat e tilla, derisa të largohet prej teje ajo që po të mundon.
Njeriu sa herë fut në mendjen tij diçka, e preokupon mendjen me të dhe i bëhet fiksim.
Nëse e shpërfill dhe e lë atë, nuk e dëmton asgjë”.
Shejkh Ibnul Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Fetva gjatë emisionit radiofonik: “Nurun ala Derb”, Ibnul Uthejmin, 2/34.
Rregullat si duhet të sillesh gjatë vështirësive
Rregulli i parë: Nuk je i vetëm (çdo kush prej njerëzve sprovohet).
Rregulli i dytë: Çdo gjë që Allahu i Madhëruar ka caktuar për ty, ajo përmban urtësi. E mësove apo jo atë.
Rregulli i tretë: Ai që të bën dobi dhe ta largon të keqen është vetëm Allahu i Madhëruar. Prandaj mos e lidh zemrën me askënd tjetër.
Rregulli i katërt: Ajo që të ka goditur patjetër që do të ndodhte (do të godiste), ngase patjetër që caktimi i Allahut të Madhëruar do të përmbushet.
Rregulli i pestë: Njihe realitetin e dynjasë që të rehatohesh.
Rregulli i gjashtë: Përherë kij mendim të mirë për Zotin tënd, ngase mendimi i mirë është teuhid.
Rregulli i shtatë: Atë që Allahu ka zgjedhur për ty është më e mirë se sa ajo që ti zgjedh apo dëshiron për veten tënde.
Rregulli i tetë: Çdoherë që shtohen sprovat, rrugëdalja prej tyre është shumë pranë. Ngase me vështirësinë është dhe lehtësimi.
Rregulli i nëntë: Mos e lodh veten sesi do vij rrugëzgjidhja nga sprova e madhe që gjendesh, sepse kur Allahu e dëshiron diçka, i lehtëson shkaqet në mënyrë të paimagjinueshme për ty.
Rregulli i dhjetë: Mos iu nda lutjes drejtuar Atij, në Dorën e të Cilit janë çelësat e rrugëdaljes. Ngase lutja është adhurim.
Unejs Sheme
🔸 Themelet e lumturisë ndërtohen kur ne ndërthurim tre gjëra në jetën tonë, të cilat janë:
▫️ Zoti i Madhëruar na ka dhënë dhe na ka bërë obligim falënderimin!
▫️ Ai na sprovon dhe na ka bërë obligim durimin!
▫️ Ne bëjmë gjynahe dhe na ka bërë obligim kërkim-faljen!
Kushdo që është në përputhje me këto tre çështje, ai është begatuar me mirësi të madhe!
Zoti ynë, na bëj prej atyre që:
• Kur u jepet diçka, falënderojnë!
• Kur sprovohen, durojnë!
• Kur mëkatojnë, kërkojnë falje!
Mirandi Shehaj
“Kush vëren mangësi në fjalët, veprat, gjendjen dhe riskun e tij, apo vëren ndryshim në zemër, atëherë le t’i kthehet teuhidit dhe kërkimit të faljes nga Allahu, sepse në këto dyja ka shërim, nëse bëhen me vërtetësi e sinqeritet.
Kur njeriu vëren mangësi në raport me të drejtat e farefisit, apo të bashkëshortes, apo fëmijëve, apo fqinjëve, apo vëllezërve besimtarë, atëherë le të lutet për ta dhe le të kërkojë falje prej Allahut.”
(Ibn Tejmije, “Mexhmu’ul-Fetaua”, 11/698)
Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku
Besimtari me optimizmin dhe të menduarit e mirë për Zotin e tij, e di se Ai nuk ja ka ndaluar diçka, vetëm se për t’i dhënë diçka tjetër. Nuk e ka munduar, veçse për ta rehatuar, nuk e ka sprovuar, veçse për ta përzgjedhur.
🔸 Jeta është e shkurtër , prandaj mos e shkurto më shumë me brenga dhe pesimizëm!
Mos e mbaj Tokën mbi kokë, kur Zoti e ka vendosur nën këmbët e tua!
Mos ki frikë nga errësira, përderisa drita e Zotit është para teje!
Mos e turbullo jetën sot, duke menduar për atë që do të ndodhë nesër!
Mos i bëni rrugë pesimizmit për në shpirtrat tuaj, sepse do të dështoni dhe do të shkatërroheni!
🔷 Silleni ndërmend fjalën e të Madhërishmit:
‘‘Unë jam për robin tim, ashtu siç ai mendon për Mua! Nëse mendon pozitivisht për Mua, e ka për vete, e nëse mendon negativisht, përsëri e ka për vete’’
🔅 Dijeni se buzëqeshja dhe gëzimi i jetës u takon atyre që janë optimistë dhe jetojnë me shpresë❗️
Mirandi Shehaj
Jahja ibn Muadhi ka thënë:
‘Atij që Allahu i mundëson të lutet me gjithë shpirt, nuk ai kthen mbrapsht lutjen’
E ndërsa unë them:
’ Nëse njeriu lutet me gjithë shpirt , nevoja e tij është e sinqertë dhe shpresa e fuqishme , të rralla janë rastet kur lutja i kthehet mbrapsht.
Ibn Kajim El Xheuzije
Shuajb Rexha
Ibnul Kajjimi (rahimehullah) ka thënë:
Sado i mangët të jesh në kryerjen e adhurimeve, mos lër mangët nga morali i mirë, sepse ai mund të bëhet çelësi yt për të hyrë në xhenet.
Vallë a mos mendoni se njerëzit e dalluar në devotshmëri, janë pa gjynahe?!
Edhe ata kanë gabime e gjynahe, por :
I fshehin sa të munden dhe nuk i publikojnë
Kërkojnë falje Zotit dhe nuk vazhdojnë në mëkat me këmbëngulje
E pranojnë gabimin dhe nuk përpiqen ta justifikojnë
Përmirësojnë veten pasiqë gabuan.
U pyet dikush nga te paret tane:
Si është gjendja jote në fe?
Tha: Është si shembulli i një rrobe të cilën e shqyejnë herë pas here mëkatet, ndërsa unë e riparoj vazhdimisht me istigfar (kërkim falje)
Shuajb Rexha
Rëndësia e thënies së të vërtetës
Profeti alejhi selam ka thënë: “ Askënd nuk duhet ta pengojë autoriteti i të tjerëve për të thënë të vërtetën që di, apo e ka parë apo e ka dëgjuar!”
Thotë shejh Albani: Në hadith tregohet për ndalimin e fshehjes së të vërtetës nga frika e njerëzve apo lakmia për të përfituar diçka në jetë.
Çdokush që e fshehu të vërtetën nga presionet e njerëzve, si: rrahja, persekutimi, rrëmbimi i pasurisë, sharjet etj., është i përfshirë në ndalimin e përmendur në hadith dhe kundërshtues i Profetit alejhi selam. E gjendja e atij që jo vetëm e fsheh të vërtetën, por dëshmon të kundërtën e saj është më e rëndë se e para.
{ “Silsiletu es sahiha”, hadithi 168}
Nëse nuk i ke ditur dobitë e sadakasë, atëherë mësoji o bëmirës dhe shpeshtoje akoma më tepër këte mirësi.
1- Sadakaja është njëra prej tetë dyerve të Xhenetit
2- Sadakaja është prej veprave më të mira kurse sadakaja më e mirë është dhënia ushqim të tjerëve.
3- Sadakaja e futë pronarin e saj nën hije Ditën e gjykimit dhe është shkaktar për ta liruar nga robëria e Xhehenemit.
4- Sadakaja e shuan hidhërimin e Allahut dhe nxehtësinë e dënimit të varrit
5- Sadakaja është vepra më e mirë që jepet për shpirt të të vdekurit, më e dobishmja për të dhe Allahu e shumëfishin këtë bamirësi.
6- Sadakaja është pastrim dhe fisnikërim i shpirtit si dhe shkaktar për shumëfishimin e shpërblimeve të veprave të mira.
7- Sadakaja është shkak për futje gëzimi tek vepruesi i saj dhe i shndërrohet në nur-dritë fytyra e tij Ditën e Gjykimit. 8- Sadakaja është siguri nga frika e Ditës së gjykimit dhe vepra të cilën nëse e vepron nuk i bie pishman për punët tjera të lëna mangut.
9- Është shkak për faljen e mëkateve dhe zhdukjen e veprave të këqija.
10- Është shkak për vdekje të mirë (kënaqshme) dhe për vepruesin e saj melekët bëjnë dua. |
11- Sadakë-dhënësi është prej njerëzve më të mirë të shoqërisë dhe prej shpërblimit të sadakasë përfitojnë të gjithë ata që kanë marr pjesë në të.
12- Sadakë-dhënësi është i premtuar so do i jepet hajri dhe shpërblimi i madh.
13- Bujaria është veti e robërve të veçantë të Allahut dhe personat e tillë i duan të gjithë.
14- Sadakaja është shenjë e bujarisë, e zemërgjërësisë dhe madhështisë së personit.
15- Sadakaja është shkak për pranimin e lutjeve (duave) dhe largimin e fatkeqësive.
16- Sadakaja i largon belatë-problemet dhe i mbyll shtatëdhjetë dyer të së keqes në këtë botë.
17- Sadakaja është shkak për shtimin e jetës, pasurisë dhe fitores.
18- Sadakaja është ilaçë dhe shërim prej sëmundjeve të ndryshme.
19- Sadakaja është shkak për të penguar djegien, përmbytjen, vjedhjet dhe vdekjen e keqe.
5 dobitë e veprave të mira!
Dobitë e veprave të mira!
Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë:
1. Zbardhin fytyrën,
2. Ndriçojnë zemrën,
3. Forcojnë trupin(dhurojnë forcë fizike),
4. Bëjnë që të dojnë njerëzit dhe
5. Të shtojnë rizkun(furnizimin).”
Ëndrrat e mira dhe të këqija.
Ibën Haxheri ka thënë: Përmbledhje e edukatës së ëndrrës së mirë janë tre gjëra:
1. Të falënderojë Zotin për të.
2. Të gëzohet dhe të jetë optimist.
3. T’a tregojë atë por vetëm atyre që do dhe jo atyre që urren.
Përmbledhje e edukatës së ëndrrës së keqe janë katër gjëra:
1. T’i kërkojë mbrojtje Allahut nga sherri i saj.
2. T’i kërkojë mbrojte Allahut nga shejtani i mallkuar.
3. Të pështyjë lehtë në të majtë tre herë kur zgjohet.
4. Të mos i’a tregojë askujt.
Mirandi ShehajËndrrat e mira dhe të këqija.
Ibën Haxheri ka thënë: Përmbledhje e edukatës së ëndrrës së mirë janë tre gjëra:
1. Të falënderojë Zotin për të.
2. Të gëzohet dhe të jetë optimist.
3. T’a tregojë atë por vetëm atyre që do dhe jo atyre që urren.
Përmbledhje e edukatës së ëndrrës së keqe janë katër gjëra:
1. T’i kërkojë mbrojtje Allahut nga sherri i saj.
2. T’i kërkojë mbrojte Allahut nga shejtani i mallkuar.
3. Të pështyjë lehtë në të majtë tre herë kur zgjohet.
4. Të mos i’a tregojë askujt.
Mirandi Shehaj
Kushtet e kurbanit:
1.Të jetë nga bagëtitë: deve, lopë, dele dhe dhi.Allahu i madhëruar thotë:
“Që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai…” (El- Haxh: 28)
2.Të ketë plotësuar moshën e duhur për kurban:
Deveja duhet të jetë jo më pak se pesë vjeçare.
Lopa duhet të jetë jo më pak se dy vjeçare.
Cjapi (dhe dhia) duhet të jetë jo më pak se një vjeçare.
Dashi (dhe delja) lejohet duhet të jetë jo më pak se gjashtë muajsh.
Profeti alejhi selam ka thënë:“ Mos therni (për kurban) përveç atë që është në moshën e duhur, por nëse kjo gjë është e vështirë për ju, atëherë therni qengj (gjashtë muajsh) nga delet.” ( Muslimi)
3.Të jetë pa ato mangësitë të cilat e zhvlerësojnë si kurban.
Profeti alejhi selam kur u pyet se cilat mangësi duhen shmangur nga kurbani tha: “E verbëra e qartë, e mangëta pa tru, çalamania e qartë dhe e sëmura e qartë.”
(Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ibën Maxhe etj.)
4.Të bëhet kurbani në kohën e duhur, pra ditën e Bajramit, pas faljes së namazit dhe tre ditë të tjera pas tij, para perëndimit të diellit të ditës së fundit.
Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush theri kurbanin para faljes (së Bajramit), atëherë duhet të therë një tjetër në vënd të tij dhe ai i cili nuk ka therur deri pas mbarimit të namazit, atëherë le ta therë me emrin e Allahut (bismilah).” (Buhariu).
Si shpërndahet mishi i kurbanit?
”Mishi i kurbanit mund të ndalet i tëri për vete, ngase qëllimi është të theret dhe të derdhet gjaku për hir të Allahut, mirëpo shpërndarja e tij është më e preferuar, prandaj një pjesë ndahet për të varfrit, pjesa tjetër për fqinjët dhe pjesa e mbetur për familjen.”
Shejkh Salih Alu Shejkh, Allahu e ruajte
Si ndahet mishi i kurbanit?
Një pjesë e mban për vete, një pjesë ia dhuron të afërmëve e komshinjve të tij dhe një pjesë e jep sadaka.
Shejh Abdulaziz bin Baz
Allahu e mëshiroftë
Kushtet e kurbanit
Si ndahet mishi i kurbanit?
Njeriu han prej tij, i jep sadakë prej tij fukarave, dhe iu jep prej tij të pasurve, me qëllim afrimin dhe shtimin e dashurisë, ashtu që mblidhen tri çështje të synuara sheriatike në kurban:
E para: të kënaqurit me nimetet e Allahut, kjo me ngrënien prej kurbanit.
E dyta: të shpresuarit e shpërblimit të Allahut, kjo me sadakanë prej tij.
E treta: vizita e robërve të Allahut, kjo duke u dhënë hedije prej kurbanit.
[“Mexhmu’u Fetava we rasail”, vëll. 25, fq. 14]
Shejh Ibën Uthejmin
Ibn Kajjimi tregon në lidhje me atë se cfarë duhet bërë për ta kuruar Imanin e dobët nëpërmjet Kuranit, “Sëpari duhet ta mënjanosh zemrën tënde nga jeta e kësaj bote dhe ta vendosësh në Jetën e Fundit. Pastaj, kushtoi vëmendje të plotë ndjekjes së domethënieve të Kuranit, dhe përpiqu t’i zotërosh, e t’i kuptosh dhe për çfarë janë zbritur t’i zbatosh. Pastaj, afroja këto domethënie zemrës tënde që ndjen sëmundje, kur ato e prekin sëmundjen, ato do ta kurojnë zemrën, me lejen e Allahu
Me të vërtetë, Kurani përmban ilaç të jashtëzakonshëm për të gjitha sëmundjet e zemrës, ashtu siç thotë Allahu:
“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për ata që besojnë . (Kuran 17:82)
Kur sahabët lexonin Kuranin prekeshin fort emocionalisht. Për shembull, Ebu Bekri, i cili ishte njeri zemërbutë, kur udhëhiqte muslimanët në namaz qante gjersa këndonte Kuran. Njëherë, Omeri u sëmurë si rrjedhojë e recitimit të tij të ajetit,
“Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë”. (Kuran, 52:7-8)
Në një rast tjetër, Omeri qau kur ishte duke e lexuar ajetin, “Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini”. (Kuran 12:86). Qarja e tij ishte dëgjuar qartë nga ata të cilët qëndronin prapa tij.
Gjithashtu, Othman ibn Affani ka thënë: “Po të ishin zemrat tona të pastërta,kurrë nuk do të ngopeshin nga leximi i Fjalës së Allahut (Kuranit)”
-Pyetja: Nganjëherë, kur jam në dhomë vetëm, ndiej frikë dhe trembje, andaj detyrohem të lëshoj Kuran në mënyrë që të më merr gjumi. A lejohet kjo?
-Përgjigje: Nuk di ndonjë gjë që e ndalon këtë, sepse Kurani është prehje për besimtarin dhe njëkohësisht përmendje e Allahut. Kështu, dëgjimi i tij është adhurim. Andaj, nëse njeriu ka nevojë ta dëgjoj atë, në mënyrë që t’i largohet vetmia e egër dhe t’i qetësohet zemra, s’ka gjë të keqe në këtë, i lavdëruar qoftë Allahu.
Shejh AbdulAziz bin Baz
Surja el-Felek është ilaçi më i dobishëm për kurimin e zilisë;
🔸Ajo përfshin mbështetjen në Allahun dhe strehimin tek Ai kundër të keqes së ziliqarit të mirësive; sepse ky njeri po mbështetet tek Ai që është Mbrojtësi dhe Ndihmësi i shkëlqyer.
🔸Duket sikur njeriu lutet duke thënë: O Ti që më mundësove prej mirësive të Tua duke mi dhuruar ato, unë po strehohem tek Ti nga e keqja e atij që kërkon që këto mirësi ti rrëmbesh dhe ti largosh prej meje.
🔸Por Allahu i mjafton atij që mbështetet tek Ai dhe do ta mbrojë atë që strehohet pranë Tij, sepse Ai e qetëson frikën e atij që frikësohet dhe i jep forcë atij që tek Ai strehohet, Ai është më i miri përkrahës dhe më i miri ndihmues.
🔸Kushdo që i afrohet dhe kërkon ndihmën e Allahut, mbështetet tek Ai dhe të gjithë qenien e vendos para Tij, Ai ka për ta ndihmuar, ka për ta ruajtur dhe ka për ta mbrojtur.
📚 “Përçmimi i zilisë” Ibn Kajjim el Xheuzije
Ibn Xheuzi na tregon 7 pika per ta mposhtur epshin.
1. Te menduarit se Allahu nuk te ka kriju per kete pune, po per dicka tjeter.
2.Mendo o njeri i ngrat, sa begati dhe sa vlera i ka humb njeri per shkak te pasimit te epshit. Mendo Iblisin cka ka humb. Ai i vetmi prej xhindve ka nejt me melaqe, por pasimi i epshit…
3.Ta din se kete kenaqesi qe po e fiton permes epshit, eshte kalimtare dhe ka fund.
4. Nese nuk ke mundesi me perjetu qysh deshton qysh humb qysh denohesh atehere kqyri tjeret qysh ju ka bo vaki. Kqyre faraonin cfare pushteti e ka humb.
5. Njeriu me mendu rreth asaj qe po don me bo.
6. Te mendon njeriu , sa here ndokush e ka mposht kete epsh e ka ndi knaqesine dhe freskin ne zemer, dhe sa here ndokush ju ka nenshtru ketij epshi e ka ndi nje poshtrim ne zemer.
7. Te mendon njeriu se ata te cilet gjate historise se njerzimit e kane mposhtur epshin e tyre, per ta ngritur zemren dhe ta mposhtin shejtanin jane lavdruar dhe kane mbetur me permendje te mire sa te jete dynjaja.
Dita e xhumasë është festa jone e përjavshme.
Duke qenë një ditë ndryshe nga të tjerat, tradita profetike na mëson se këto janë veprimet që duhen bërë gjatë kësaj dite:SalavateDitën e xhuma dhe ne netët e saj është mire te bëhen salavate për Pejgamberin e Allahut( alejhi selam).
Pejgamberi( alejhi selam) ka thëne: ” Beni salavate për mua ne ditën e xhuma dhe natën e saj!”
2.Gusuli
Duhet që këtë ditë të marrim gusul e të jemi të pastër.
3.Përdorimi i mizvakut
Është mire qe ditën e xhuma te përdoret mizvaku dhe te jemi të parfumosur.
4.Përkujtimi i Zotit
Parapëlqehet qe këtë dite te falen sa me shume namaze, te behet dhiker (përkujtimi i Zotit) dhe te lexohet Kur’an deri me ngjitjen e imamit ne minber.
5.Heshtja gjatë hutbes (Ligjëratës së ditës së xhuma)
Është obligim qe te heshtet ne kohen e hutbes.
6.Leximi i sures El-Kehf ditën
Këtë ditë këshillohet gjithashtu leximi i sures El-Kehf. Pejgamberi( alejhi selam) ka thënë :” Kush e lexon suren El-Kehf diten e xhumasë e mbulon drita prej këmbeve e deri ne kupën qiellore e cila do ta ndriçoje ne ditën e Gjykimit ndërsa i falen te gjitha mëkatet midis dy xhumave.”Ne ditën e xhuma preferohet te vishen rrobat me te mira.
Ebi Ejjubi(r.a) ka thënë:”E kam dëgjuar Pejgamberin( alejhi selam) te ketë thëne:” Kush pastrohet ne ditën e xhumasë, parfumoset nese ka parfum, veshe rrobat me te mira dhe del me qetësi derisa te arrije në xhami, e pastaj falet, pa e shqetësuar askënd, e pastaj kur imami te ngjitet ne minber hesht derisa te filloje namazi, do t’i falen mëkatet midis dy xhumave.”Ai qe niset ne namazin e xhumasë për çdo hap ka shpërblim sa një vit agjërim dhe namaz.
Pejgamberi( alejhi selam) ka thënë:” Kush pastrohet ditën e xhuma dhe shkon me herët ne xhami, i afrohet imamit dhe hesht, për çdo hap te bere ka shpërblim një vit agjërim dhe namaz, e kjo është diçka e lehte për Allahun.”
Ne ditën e xhuma falen mëkatet, duke qenë se ne te është një orë ne te cilin pranohen duatë.
1. Nëse ta ka dhuruar fenë dhe udhëzimin, dije se Allahu të do.
2. Nëse të ka dhuruar vështirësi, fatkeqësi dhe probleme, dije se dëshiron ta dëgjojë zërin tënd në lutje-dua.
3. Nëse Allahu të ka dhënë pak pasuri, dije se Allahu të do dhe në botën tjetër do të jep më shumë.
4. Nëse Allahu të ka dhuruar kënaqësinë, dije se Allahu të do dhe se Ai të ka dhënë dhuntinë më të bukur.
5. Nëse të ka dhënë durimin, dije se Allahu të do dhe se ti je nga fitimtarët.
6. Nëse të ka dhënë sinqeritetin, dije se Allahu të do! Andaj bëhu i sinqertë ndaj Tij.
7. Nëse të ka dhënë brenga, dije se Allahu të do dhe pret nga ti hamdin dhe falënderimin.
8. Nëse të ka dhënë pikëllimin, dije se Allahu do dhe dëshiron ta provojë imanin tënd.
9. Nëse të ka dhënë pasuri, dije se Allahu të do andaj mos u bën koprrac ndaj të varfrit.
10. Nëse të ka dhënë varfërinë, dije se Allahu të do dhe të ka dhënë diçka më të shtrenjtë se ajo.
11. Nëse të ka dhënë gjuhë dhe zemër, dije se Allahu të do dhe dëshiron që ato t’i përdorësh në mirësi dhe sinqeritet.
12. Nëse të ka dhënë namazin, agjërimin, Kuranin dhe namazin e natës, dije se Allahu të do, andaj mos i le pas dore, por puno me ato.
13. Nëse të ka dhënë islamin, dije se Allahu të do.
Ibn Kajjim el Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Namazi i Xhumasë është një nga obligimet më të rëndësishme në Islam, dhe një nga tubimet më të mëdha të muslimanëve.
Mbledhja në Xhuma është më e rëndësishme dhe më e obligueshme se çdo tubim tjetër përveç Arafatit(mbledhjes në Arafat).
Kushdo që e braktis atë, Allahu do të vendos një vulë në zemrën e tij.”
Agjërimi tre ditë për çdo muaj
U përmend më lart çfarë ka lidhje me këtë hadithi i Abdullah bin Amrit -radiallahu anhuma- ku thuhet: “Agjëro nga muaji tre ditë sepse e vepra e mirë është sa dhjetë të tilla, ky është si agjërimi i gjithë kohës …”.
Transmetohet nga Ebu Dherri -radiallahu anhu- se ka thënë: Ka thënë profeti -salallahu alejhi ue selem- : “Nëse agjëron nga muaji tri ditë atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, të katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë” .
Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Dhe shpalli Allahu vërtetimin e kësaj në librin e tij: (Kush bën një të mirë ai ka (shpërblimin) sa dhjetë të tilla), një ditë sa dhjetë ditë” .
Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij: (Kapitulli: Pëlqimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të bardha të çdo muaji) pastaj ka përmendur dy hadithe, prej tyre hadithin e Ebu Dherrit -radiallahu anhu- .
Në një vend tjetër ka thënë: (Kapitulli: Lejimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të çdo muaji në fillim të muajit, agjëron ato nga frika se nuk e kap agjërimin e ditëve të bardha).
Pastaj ka transmetuar me zinxhir deri tek profeti -alejhi selam- “se ai agjëronte tre ditë në krye të çdo muaji, nga agjërimi i tij ishte edhe ditë xhumaje” .
Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij: (Kapitulli: Përmendja e argumentit se agjërimi i tre ditëve për çdo muaj është në vend të agjërimit të muajit, agjërimi i tre ditëve ka qenë në fillim të muajit, ose nga mesi ose nga fundi).
Pastaj ka transmetuar hadithin e Muadhe El-Adeuije me tekst: “Se ajo ka pyetur Aishen gruan e profetit -salallahu alejhi ue selem- : A agjëronte profeti -alejhi selam- për çdo muaj tre ditë? Ajo tha: Po. I thashë: Nga cilat ditë të muajit agjëronte? Ajo tha: Nuk i vinte rëndësi se në çdo ditë të muajit agjëronte” .
Transmetohet nga Abdulmelik bin Kudame bin Melhan nga i ati i tij -radiallahu anhu- se ka thënë: “Profeti -alejhi selam- na urdhëronte për agjërimin e ditëve të bardha, ditën e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe të pes